Ideja e Figos: 48 skuadra në Botëror

20/02/2015 00:00

Luis Figo, kandidatura më e forta përballë Sepp Blatter-it për postin e presidentit të FIFA-s ka deklaruar se dëshiron që numri i skuadrave pjesmarrëse në Kupën e Botës të shkojë në 48 nga 32 që janë aktualisht.

Ish-lojtari i Barçës, Realit dhe Interit nuk e ka sulmuar asnjëherë drejtpërdrejtë Sep Blatter-in, por thekson se FIFA duhet të financojë më shumë në grupmoshat e vogla, duhet të rrisë përdorimin e teknologjisë dhe sigurisht që është më e rëndësishmja për të, duhet të rritet transparenca në organizmin më të lartë të futbollit botëror.

Top Channel