MotoGP, shtyu një nga komisarët e garës pas rrëzimit, Bezzecchi skualifikohet nga gara në Brno
Cristiano Ronaldo shënoi ndaj Schalke 04 dhe tashmë numëron 12 ndeshje radhazi që shënon në ndeshjet në transfertë në Champions League (që nga nëntori i vitit 2012 ka shënuar gjithmonë në fushat kundërshtare).
Gjithashtu, me golin ndaj klubit gjerman të mërkurën në mbrëmje, sulmuesi portugez i Realit barazon Raulin dhe Messin si golashënuesi më i mirë i historisë së kompeticioneve europiane (76-76), por nëse do të marrim vetëm golat në Champions, Cristiano e sheh veten dy gola më pak se Messi (75-73).
Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti tha: “Cristiano ka lindur për të shënuar gola. Nuk ishte problem se nuk shënoi në 2 ndeshje. Ne e dinim që do të shënonte sërish herët a vonë. Zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, shënoi dhe dha pasim për gol.”
Top Channel