Autobusi i Chelsea-t pëson aksident
17/02/2015 00:00
Autobusi i Chelsea-t ka pësuar një aksident të vogël në hyrjen e stadiumit “Parku i Princave” dhe i është thyer një xham dritareje.
Incidenti ka ndodhur rreth një orë para fillimit të ndeshjes PSG-Chelsea, e vlefshme për 1/8 e Champions League.
Fillimisht, shtypi francez spekuloi duke njoftuar se bëhej fjalë për një goditje me gur ndaj autobusit, por pastaj u konfirmua që ishte një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit që transporton lojtarët e klubit londinez.
Top Channel