Treni del nga shinat, nuk ka të lënduar

16/02/2015 00:00

Treni i mallrave i linjës Durrës-Elbasan ka dalë nga shinat mëngjesin e
të hënës në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në vendngjarje kanë shkuar
brigadat e punës, si dhe drejtues teknikë të Hekurudhës Shqiptare.

Dalja e sforcuar nga shinat e vagonit te fundit te trenit ka shkaktuar demtimin e shinave dhe traverses, duke çuar ne pezullim te levizjeve ne hekurudhe, deri ne riparimin e saj.

Paraprakisht specialistet deklarojne se incidenti hekurudhor eshte shkaktuar nga mbingarkesa me skrap e vagonave. Grupet e punes po punojne per riparimin e linjes dhe futjen e vagonit ne shina. Sektori i mallrave mbetet i vetmi sektor qe sjell te ardhura ne transportin hekurudhor ne vend, i cili perballet me veshtiresi te shumta ekonomiko-financiare.

Nderkohe kompanite qe perfitojne nga ky sherbim tentojne shpesh te mbushin mbi kapacitet vagonet e mallrave per te ulur kostot e tyre te transportit, duke sfiduar edhe gjendjen jo te mire teknike te trenave dhe linjave te hekurta. Per shkak te ketij aksidenti jane demtuar shume rende edhe disa vagone te vjeter te cilet pas daljes nga shinat jane shkaterruar. Eshte demtuar rende edhe traseja e hekurudhes. Ngarkesa e skrapit ishte nisur nga porti i Durresit ne drejtim te furrave te shkrirjes se kompanise metalurgjike ne Elbasan.

Top Channel