Atentatet me tritol, Tahiri pret ambasadorët
13/02/2015 00:00
Për mëse 60 minuta, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pritur në zyrën e tij ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara dhe atë të OSBE-së.
Mësohet se gjatë këtij takimi, Tahiri ka informuar diplomatët e huaj lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në kryeqytet, ku në dy prej tyre objekt ishin familjarët e tij.
Pas informacionit të dhënë nga ana e ministrit Tahiri, ambasadorët kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë ndaj ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar.
Top Channel