“Xibraka”, Prokuroria zbërthen skemën e kokainës. Aktiviteti nisi në verë, u godit pa kryer dërgesën e parë

12/02/2015 00:00

Prokuroria e Krimeve të Rënda mendon se grupi i kokainës, i arrestuar në
laboratorin e Xibrakës është aktivizuar në verën e vitit 2014 dhe
veprimet konkrete që i kanë nisur gjashtë muaj përpara se të merrnin
goditjen e policisë.

Sipas nje burimi te besueshem te top channel, pasi eshte perzgjedhur vendi i pershtatshem, Xibraka, per te instaluar laboratorin e nxjerrjes se lendes narkotike, ne nje date te pacaktuar gjate muajve te veres 2014, që dyshohet se është muaji korrik organizatoret e ketij trafikimi kane kontaktuar me Kelmend Dalipin qe kishte nen pronesi pese magazina.

Njeri nga organizatoret eshte personi i njohur me nofken ‘Geci’, dhe qe dyshohet se eshte Genci Xhixha, aktualisht ne kerkim policor. Me qellim qe te mbuloheshin veprimet kriminale, Prokuroria beson se eshte nenshkruar nje kontrate qiraje fiktive me dy persona te ndryshem nga Tirana, me vleren e 30 mije lekeve ne muaj.

Me pas ne muajin nentor 2014, dyshon organi i akuzes, ka nisur aktiviteti ku edhe jane blere lende te ndryshme kimike te llojit Solvend te marra ne nje shoqeri ne kryeqytet qe quhej, ‘Bujari Sh.p.k’. Pasi kane nisur aktivitetin, thote Prokuroria, organizatoret kane pare si menyre te pershtatshme transportin e kokaines per ne Gjermani me nje makine te pershtatur per fshehjen e droges.

Por, ndersa ne laborator kishte nisur puna, te dyshuarit jane vonuar nga kushtet atmosferike per procesin teknik dhe kimik te prodhimit te droges, e per kete arsye e dyshuara tjeter, Pranvera Ebeling, qe kishte ardhur nga Gjermania, eshte larguar nga Shqiperia pa e marre automjetin me te cilin kishte ardhur ne vend.

Prokuroria shprehet se sasia e kokainës qe u kap ne Tirane, e paketuar mund te jete realizuar mes datave 13 dhe 14 janar. Per Prokurorine rolet e secilit prej te dyshuarve jane te ndara ne menyre te tille, ku Kastriot Ymeri kishte rolin te pershtate mjetin me te cilen do fshihej kokaina, Kelmend Dalipi kishte vene ne dpisozicion pronen, Arjan Dalipi kishte detyre te ruante ambientet, Sajmir Batku kishte detyre te transportonte drogen nga Elbasani ne Tirane, nderkohe qe Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj, por edhe nje person i thirrur me nofken ‘Elefanti’ merreshin me koordinimin e procesit.

Nga ana tjetër njeriut kyç në këtë proces, Ilir Hysenit i jane instaluar nga Gjermania pajisje GPS sipas nje vendimi te Gjykates se Hanoverit qe mban daten 7 tetor 2014, ndërkohë që edhe në 10 dhjetor me vendim te kesaj gjykate atij i jane instaluar nga Gjermania pajijse te posaçme qe pergjonin dhe incizonin çdo bisedë qe behej ne kete automjet.

Top Channel