Janë hapur zyrtarisht aplikimet për edicionin e tretë të eventit tashmë
të mirënjohur nga të gjithë shqitarët, ‘Albanian ICT Awards’.
Shtëpia botuese ‘ICTS Media’ ne partneritet me Fondacionin ‘Dritan Hoxha’ dhe me sektorin publik ka hapur per te tretin vit radhazi konkursin dixhital, i cili ka per qellim promovimin e vlerave dhe individëve të shoqërisë së informacionit që nga të apasionuarit gjer tek akademikët.
Deri me 31 mars, ne kete konkurs mbarekombetar mund te aplikoje çdo i apasionuar pas teknologjise. Këtë vit pjesë e konkursit do të jenë dy çmime të reja: ‘ICT Shërbimi Publik i Vitit’ dhe ‘ICT Femra Inovatore e Vitit’, ku kjo e fundit është një kategori e sugjeruar nga vetë Kryeministri i Shqipërisë një vit më parë në mbrëmjen gala të 25 prillit.
Edhe pse për Shqipërinë nga viti në vit shfaqen rezultate më pozitive, kjo nuk e ndryshon faktin se qëndron pas vendeve të rajonit dhe mesatares globale në penetrimin dhe ofrimin e shërbimeve ICT.
Top Channel