Shpërthimet, shoqërohen 15 persona
10/02/2015 00:00
Policia e Tiranës ka shoqëruar 15 persona, të cilët po merren në pyetje
për shpërthimet e orëve të para të mëngjesit të së martës në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, këta persona dyshohet se kanë dijeni për ngjarjet e sotme.
Hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes vijojnë, ndërsa ndihmë në këtë pjesë do të japin edhe filmimet e kamerave të vendosura nëpër kryqëzime dhe bizneset pranë.
Top Channel