Dy futbollistë dhe një kallëzim penal për klubin e Elbasanit janë vendimet e Komisionit të Etikës në FSHF për ndeshjet e dyshuara si të trukuara.
Etika vendosi të pezullojë 6 muaj portierin e Teutës, Alfred Osmani, për “komplotim në influencimin e rezultatit të ndeshjes Flamurtari-Teuta”.
Me të njëjtin motivim është pezulluar për 6 muaj edhe mbrojtësi i skuadrës së Elbasanit, Arjan Pisha, i cili mendohet se ka influencuar në rezultatin e 3 ndeshjeve: Elbasani-Teuta, Elbasani-Skënderbeu dhe Kukësi-Elbasani.
Madje, Komisioni i Etikës vendosi për herë të parë që të depozitojë kallëzim penal për këtë futbollist dhe për klubin e Elbasanit.
Përsa i përket sfidës së shumë përfolur Flamurtari-Teuta, u rezervua e drejta për kallëzim penal pasi çështja ka filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Top Channel