Ancelotti kërkohet nga United dhe City
10/02/2015 00:00
Manchester United dhe Manchester City janë vënë në gjurmët e trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti.
As Van Gaal dhe as Pellegrini nuk e kanë të sigurtë vazhdimësinë e tyre në klubet e Mançesterit dhe sipas ‘Sky Sports’ këto klube po punojnë për të marrë shërbimet e trajnerit italian në sezonin e ardhshëm.
Disfata e Realit ndaj Atletico Madrid në fundjavë ka bërë që Ancelotti të vihet në dyshim, pavarësisht se sezonin e kaluar fitoi Champions League me madrilenët.
United dhe City janë në pritje sesi do të zhvillohen ngjarjet për të bërë lëvizjen e tyre.
Top Channel