Kili, gjenden mbetjet e avionit të “zhdukur” 53 vjet më parë

09/02/2015 00:00

Pas plot 53 vitesh, një grup alpinistësh kanë mundur të gjejnë mbetjet e një avioni të rrëzuar më 3 prill të vitit 1961 në malet e Andeve, në mbi 3000 metra lartësi nga niveli i detit, në Kili të Amerikës së Jugut.

Në bordin e atij avioni ishte skuadra e futbollit të “Green Cross”, e cila rikthehej për në Santiago pas një ndeshjeje të zhvilluar në transfertë. Në atë aksident ajror mbetën 24 viktima, thuajse të gjithë futbollistë, trajneri dhe 3 arbitra.

E çuditshme është se trupi i avionit “Douglas DC-3” ka mbetur përgjatë gjithë kësaj kohe praktikisht i paprekur. Mes viktimave të atij incidenti ishte edhe mesfushori argjentinas, Eliseo Mourino, i njohur për atë kohë, ndërkohë që funeralet e mbajtura në Kili ishin të përmasa të konsiderueshme.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel