Eksploziv makinës së kryekomunarit
08/02/2015 00:00
Një sasi eksplozi është vendosur në automjetin e kryetarit të komunës Shalë në Dukagjin, Bal Vuksani, në orët e para të mengjesit të sotëm.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.
Lënda plasëse ka shpërthyer në kohën kur automjeti tip fuoristradë ka qënë i parkuar në oborrin e banesës së kryekomunarit.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe hetimet janë përqëndruar tek ndonjë konflikt për shkak të detyrës.
Top Channel