Leo Messi bën tjetër tatuazh
06/02/2015 00:00
Duket se Leo Messi ka bërë një tjetër tatuazh. Ylli i Barcelonës shihet në një foto që po qarkullon nëpër rrjetet sociale me një vizatim të madh në krahun e djathtë.
Futbollisti argjentinas ka edhe dy tatuazhe të tjera: fytyrën e nënës së tij në kurriz dhe duart e djalit në pulpën e këmbës.
Tashmë dimë që Messi ka një tatuazh të tretë, por ende nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë.
Top Channel