Një shpërthim është verifikuar mëngjesin e së enjtes në hyrjen e një shtëpie, në qarkun e Tiranës, për fat të mirë pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në komunën e Kamzës, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një granatë në hyrjen e banesës.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekspertizën për mbledhjen e provave materiale, ndërkohë që grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve.
Nga mënyra e operimit të autorit apo autorëve hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një atentat me qëllim intimidimin e banorëve të shtëpisë.
Arsyet e këtij veprimi janë ende të paqarta dhe pritet që nga marrja në pyetje e tyre të hidhet dritë mbi këtë ngjarje.
Top Channel