Tiranë, aksidentohet për vdekje kalimtari
05/02/2015 00:00
Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar në fshatin Bërxullë të Tiranës.
Ngjarja ndodhi paraditen e të enjtes, kur mjeti me targa TR 4401 H, që drejtohej nga një 20-vjeçar aksidentoi për vdekje një shtetas, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Top Channel