Armando Vajushi kalon tek Kievo
03/02/2015 00:00
Radhëve të shqiptarëve që luajnë në Serinë A i bashkohet edhe futbollisti shkodran, Armando Vajushi.
Vajushi ka nënshkruar në orët e fundit të mbylljes së merkatos dimërore me skuadrën e Kievos, duke lënë skuadrën bullgare, Litex Lovech.
Sulmuesi shqiptar bëhet i dyti fubollist që kalon në Serinë A në këtë dritare të merkatos, pas Andi Lilës që la Janinën për të vazhduar karrierën me Parmën.
23-vjeçari është futbollisti i shtatë shqiptar në Serinë A, pas Canës, Berishës, Bashës, Lilës, Strakoshës dhe Hysajt.
Top Channel