Spanjë, Barcelona fiton me vështirësi

02/02/2015 00:00

Barcelona fitoi me vështirësi ndaj Villarrealit në Camp Nou dhe arriti të mbajë hapin e Realit kryesues në kampionatin spanjoll. Katalanasit morën 3 pikë pasi përmbysën disavantazhin 1-2 në fillimin e pjesës së dytë.

Neymar, Rafinha dhe Messi shënuan për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique, ndërsa për Villarealin shënuan Cheryshev dhe Vietto në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 3-2.

Barcelona vuajti shumë ndaj një ekipi të mirë, i cili në Camp Nou tregoi pse ka 18 ndeshje pa humbje.

Top Channel