Krujë, tritol makinës së një biznesmeni, nuk ka të lënduar

31/01/2015 00:00

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka hedhur në erë një makinë në orët e
pasdites së sotme në Krujë. Sipas policisë, makina i përket biznesmenti
Eduard Çela dhe si pasojë nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, por
vetëm dëme materiale.

Mësohet se automjeti nuk ka qenë në ecje, por ka qenë i parkuar në qendër të Krujës përballë një lokali.

Sipas hetimeve të para të policisë, ngjarja dyshohet të ketë si motiv konkurrencën, pasi Çela njihet si një biznesmen i suksesshëm në Krujë.

Nuk është hera e parë që në Krujë vendosen sasi tritoli poshtë makinave apo bizneseve të këtij qyteti. Por rasti i sotëm, dyshohet të jetë një formë paralajmërimi ndaj këtij biznesmeni.

Top Channel