Korçë, arrestohet polici dhe taksisti, jepnin dokumenta false

30/01/2015 00:00

Një prej punonjësve të Policisë së Korçës si dhe një taksist kanë përfunduar në pranga pasi ndihmonin nëpërmjet dokumentave false persona të ndryshëm që të kalonin kufirin me shtetin grek.

Sipas të dhënave, Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e tyre pasi kanë ndihmuar mbi 10 persona të cilëve iu ishte mohuar hyrja në shtetin grek duke falsifikuar të dhënat e tyre, çka i lejonte të kalonin në mënyrë të ligjshme kufirin.

Operacioni “Apellas” çoi në pranga Martin Arëzen, 28 vjeç, oficer policie, dhe Adriano Koçolin, 50 vjeç, taksist.

Personat të cilët kishin probleme për të kaluar kufirin i drejtoheshin punonjësit të policisë, i cili u mundësonte atyre një vërtetim me të dhëna të falsifikuara që i lejonte kalimin e kufirit dhe në këmbim të kësaj merrte shuma që varionin nga 200-300 euro.

Top Channel