Spanjë, rrëzohet helikopteri i trafikantëve, drejtohej nga një ushtarak shqiptar

29/01/2015 00:00

Një oficer shqiptar i Aviacionit Ushtarak dhe një ndihmës i tij në një
rrjet të dyshuar droge, humbën jetën gjatë një aksidenti ajror të martën
në orët e para të mëngjesit.

“Strukturat e Gardës Civile Spanjolle kanë ndjekur një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës dhe piloti i helikopterit është një major i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga kjo, kam një pyetje shumë të thjeshtë, ky major është në strukturat e Frocave të Armatosura prej 18 vjetësh. Gradën e majorit e ka marrë në vitin 2009 dhe është një ndër pilotët më të besuar të forcave tona të Armatosura”, tha Rama.

Kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi ne Parlament renien e nje helikopteri ne Spanje ku kishte mbetur i vdekur nje pilot shqiptar i perfshire ne rrjet droge.

Lajmi, me pare se ne media, duket se ka kaluar ne kanalet zyrtare, kur autoritetet spanjolle kane njoftuar ambasaden shqiptare per gjetjen e dy trupave, njeri prej te cilave me dokumente zyrtare shqiptare.

Kaq ka mjaftuar qe ne Tirane te nisin verifikimet e para, ku nuk kaloi shume dhe emri i dhënë nga spanjollët rezultoi një major aktiv në detyre i Forcave Ajrore. Ai quhet Sokol Feka, me një karrierë të pasur në Floten Ajrore Ushtarake Shqiptare.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Mediat spanjolle shkruajne se helikopteri me te cilin udhetonin piloti shqiptar dhe nje pilot tjeter, u perplas naten, me nje shtylle te energjise elketrike ne qytezen Gaucin te Malagas në Spanjë. Sipas te dhenave qe vijne nga Spanja, helikopteri u vu ne ndjekje te policise spanjolle pasi dyshohej se transportonte droge. Pavaresisht se helikopteri ishte lyer ne ngjyre te zeze, per te mos u zbuluar gjate fluturimit ne erresire, ai u zbulua nga Garda Civile Spanjolle dhe duke qene se nuk kishte kishte autorizim per te fluturuar ndaj tij filloi menjehere ndjekja.

Pas renies se helikopterit, zona u rrethua dhe autoritetet spanjolle gjeten dy trupa ne vendin ku ra helikopteri dhe me shume se 30 paketa me rreth 1000 kilogramë hashash. Te merkuren gazeta lokale, e përditshmja “Málaga Hoy”, shpjegonte ne lidhje me hetimet se gjithçka i perket nje rrjeti narkotrafiku dhe se ishte zbuluar identiteti i dy piloteve te vdekur qe e transportonin ate. Ndersa e perditshmja “Sur” thote, se sipas hetimeve spanjolle u be e ditur edhe rruga qe kishte pershkuar helikopteri. Ai ishte nisur nga nje aeroport civil ne Marok dhe kishte udhetuar drejt Malages, ku edhe u pikas pasi u fut ne nje zone ku nuk duhet te fluturonte dhe u vu ne ndjekje.

Cili ishte piloti shqiptar dhe cila eshte historia e perfshirjes se tij ne kete rrjet trafiku?

Pasi kane gjetur mjetin e identifikimit, spanjollet dolen ne perfundim se nje prej tyre ishte shqiptar dhe njoftuan ambasaden tone ne Madrid. Keta te fundit u lidhen me Ministrine e Jashtme per incidentin dhe rezultoi se piloti shqiptar ishte majori Sokol Feka.

Ministria e Mbrojtjes beri verifikimet e dyshimeve te ngritura dhe rezultoi se majori Feka nuk ndodhej ne repartin e tij. Ai kishte aplikuar dhe pas aprovimit kishte marre lejen e zakonshme ne daten 12 janar leje qe do t’i zgjaste deri ne 31 janar.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se majori nuk kishte njoftuar se do te largohej jashte shtetit, duke shkelur ligjin per statusin e ushtarakut.

“Pas titullimit si oficer aktiv ai ka shërbyer në struktura të ndryshme të Forcave Ajrore si pilot, komandant ekuipazhi dhe së fundmi si instruktor fluturimi. Ka bërë një sërë trajnimesh dhe ka arritur të çertifikohet për të pilotuar helikopterë “Coogan”. Bazuar në informacionet e agjencive të specializuara për lëvizjen e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, rezulton se ai është larguar nga vendi pa njoftuar autoritetet përkatëse dhe për më tepër të jetë përfshirë në një veprimtari të paligjshme që i kushtoi jetën”, deklaroi Jeronim Bazo, shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009. Sipas vlerësimeve brenda autoriteteve ushtarake, rezulton se ai është një ndër pilotët më të mirë shqiptarë.

Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit.

Ndërkaq, paralelisht me hetimet në Spanjë, edhe në Tiranë kanë nisur verifikimet për të kuptuar dinamikën e përfshirjes së majorit shqiptar në një rrjet narkotrafiku ndërkombëtar, verifikime që pritet të sjellin zhvillime të tjera.

Top Channel