Shkodër, grabitet kazinoja, hajdutët ikin me 4 mln lekë

29/01/2015 00:00

Një kazino është grabitur nga përsona të armatosur dhe të maskuar pasditen e së enjtes në qëndër të qytetit të Shkodrës.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 19 e 30 minuta, në rrugën pedonale të qytetit. Dy përsona me maska dhe me pistoleta në duar kanë hyrë brenda kazinosë dhe nën kërcenimin e armëve kanë arritur të marrin një shumë prej 4 milonë lekësh të vjetra.

Ngjarja në fjalë, e nodhur në rrugën kryesore dhe me fluksin më të madh të lëvizjeve, ka krijuar panik tek qytetarët kur kanë parë personat e maskuar dhe të armatosur duke dalë nga kazinoja.

Pasi kanë kryer grabitjen, dy autorët janë larguar në bordin e një motoçiklete.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, duke marrë në pyetje punonjësit e kazinosë, si dhe duke sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Top Channel