F1, McLaren prezanton njëvendëshen e re
29/01/2015 00:00
McLaren-Honda ka prezantuar njëvendëshen për sezonin e ri të Formulës 1. Skuderia britanike paraqiti në orën 13:00 me orën shqiptare një makinë me ngjyrë gri, të zezë dhe të kuqe.
Njëvendëshja ka një dizenjo spektakolare, me një hundë të rafinuar dhe është shumë e stilizuar në pjesën e pasme.
Drejtuesit e skuderisë që do të ketë pilotë zyrtarë spanjollin Fernando Alonso dhe britanikun Jenson Button paralajmërojnë se fitoret nuk do të vijnë menjëherë pasi “të fitosh në Formulën 1 është një proces i gjatë”.
Binomi McLaren-Honda ka pasur shumë sukses në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90.
Top Channel