Barcelona mposhti në ndeshjen e dytë Atletikon e Madridit me rezultatin 2-3, duke kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Ndeshja e kthimit e zhvilluar në “Vicente Calderon” ishte krejtësisht e ndryshme nga ndeshja e parë në “Camp Nou”, me një ritëm të lartë, gola dhe mjaft e luftuar nga të dyja ekipet.
Në sfidën e kthimit, ku 5 golat u shënuan në pjesën e parë, protagonisti i ndeshjes u bë gjyqtari, vendimet e të cilit nervozuan shumë herë lojtarët e Atletico-s. Madje 2 prej tyre, Gabi dhe Mario Suarez u ndëshkuan me të kuq, ndërsa turku Arda Turan goditi anësorin me këpucë.
Ndërkohë edhe pse kaloi 2 herë në avantazh me Torres dhe Raul Garcia me një 11 metërsh të dyshimtë, skuadra e Simeones nuk arriti dot të mbajë brazilianin Nejmar, i cili shënoi 2 gola, ndërsa Miranda shënoi një autogol.
Top Channel