Alonso: Jam kthyer te McLaren për të rivendosur numrin 1

28/01/2015 00:00

Fernando Alonso, dy herë kampion bote në Formulën 1, deklaroi se është kthyer pas tetë vitesh te skuderia McLaren për të përfunduar atë që nisi dhe për të mbajtur edhe një herë tjetër numrin 1 në makinë.

“Jam i lumtur që jam kthyer. Në vitin 2007 isha shumë kompetitiv, luftova për titullin kampion, gjë e cila më mungon shumë”, tha piloti spanjoll në një video të publikuar në Twitter nga skuderia britanike.

33-vjeçari ishte pilot i McLaren në vitin 2007, vit kur përfundoi i treti në klasifikimin e pilotëve, pas Kimi Raikkonen (Ferrari) dhe shokut të atëhershëm të skuadrës Lewis Hamilton.

“Jam kthyer për të përfunduar atë që nisa dhe që atëherë nuk e arrita. Jam këtu për të fituar titullin dhe për të rivendosur numrin 1 në një McLaren”, shtoi Alonso.

Top Channel