Reformimi i drejtësisë, Komisioni i Venecias pranon rolin e mbikëqyrësit dhe këshilltarit

27/01/2015 00:00

Kreu i Komisionit të Venecias deklaroi në Tirane se për të mberritur tek
një reforme gjithëpërshirëse në drejtesi, duhet zbutur konfliktualiteti
dhe ndarjet e thella të politikës shqiptare.

“Miratimi i legjislacionit që nuk është diskutuar në mënyrë të mjaftueshme dhe që nuk ka marrë mbështetje te mjaftueshme jo partizane nuk eshte garanci per nje reforme te qendrueshme. Me lejoni te theksoj se Komisioni i Venecias mund te luaje nje rol te rendesishme ketu. Ai sjelle ndihme jo vetem substanciale ne permbajtje, por ai mund te ndihmoje edhe ne uljen e tensioneve, per te ndihmuar qe te perqendrohet debati ne çeshtjet ligjore”, tha Gianni Buquicchio.

Pa mohuar nevojen per reforma ligjore dhe kushtetuese,  Gianni Buquicchio thote se vendi yne ka nevoje sidomos per nje kulture politike demokratike te tolerances dhe besimit, e per te mberritur ketu ai shton se duhet shmangur pasha e dyshimit, me te cilen i referohet dekriminalizimit.

“Opozita dhe shumica nen patronazhin e PE-së ka arritur nje marreveshje. Kjo synon bashkepunimin per gjetjen e nje zgjidhjeje per problemin e individeve me precedente kriminale qe jane zgjedhur ose synojne te marrin poste publike. Behet fjale per nje situate komplekse ligjore. Sigurisht nje reforme legjislative mbi shkaqet e pazgjidhshmerise do te zbatohet vetem per organet e ardhshme te zgjedhura. megjithate nese te gjitha partite poltike angazhohen per parimin e ndershmerise se deputeteve  sic e parashikon neni 71 dhe 72 efektet e dekriminalizimit do ndjehen menjehere”, tha Buquicchio.

Megjithate, menjehere pas fjalimit te kreut te Komisionit te Venecias, palet kane mbajtur qendrimet respektive per reformen ne drejtesi.  

Mazhoranca permes ministrit Naço deklaroi se synimi i saj se eshte gjitheperfshirja, opozita permes Eduart Halimit kerkoi zhberjen e disa nismave ligjore per te fituar besimin tek mazhoranca. Presidenti i Republikes gjithashtu deklaroi se synimi i reformes nuk duhet te jete perqendrimi ne nje dore i te gjitha pushteteve, duke quajtur thelbesore largimin e te korruptuareve nga gjyqesori.

Top Channel