Thohir: Jashtë Champions-it? S’prish punë

26/01/2015 00:00

Një tjetër sezon pa pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve do të ishte tragjike për tifozët, por jo për Eric Thohir.

Presidenti indonezian i skuadrës së Interit ka mbërritur në Milano këtë të hënë, një ditë pas asaj humbjeje në shtëpi ndaj Torinos.

I pyetur nga gazetarët nëse do të quhej dështim mospjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, ai tha se ‘financiarisht nuk do të jetë problem, pasi paratë për klubin janë dhe ato mbërrijnë nga shitjet e fanelave”.

“Mos harrojmë që Interi është ndër dhjetë markat më të shitura në botë. Shesim çdo vit 180-200 milion dhe kjo shifër nuk ulet. Nëse do të merrnim pjesë në Champions do të rritej me 20-30 milion”, tha ai.

Sa i përket merkatos emrat e mëdhenj mungojnë jo për mungesë të parave.

“Po respektojmë rregullin fair play të UEFA-s, pra po shpenzojmë aq sa fitojmë”, deklaroi Thohir.

Top Channel