Reali qorton Cristiano Ronaldon

26/01/2015 00:00

Drejtuesve të Realit të Madridit nuk i ka pëlqyer aspak skena që bëri Cristiano Ronaldo në momentin kur po dilte nga fusha pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Granadës.

Sulmuesi portugez pastroi stemën e kampionit të Botës për Klube kur po largohej dhe është qortuar nga zyrtarët e lartë, ndërsa Ancelotti ka folur me të paraditen e sotme në lidhje me këtë gjest.

Reali fitoi 2-1 në transfertë duke marrë me vështirësi tre pikët gjatë ditës së shtunë. Cristiano nuk ishte në formë dhe frustrimin e tij e nxori duke goditur një mbrojtës kundërshtar pasi ky i fundit fitoi një dyluftim me të.

Top Channel