Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Për Milanin duket se nuk ka më shpresë, pasi edhe këtë javë është mundur nga Lazio me rezultatin 3-1 në “Olimpico”.
Kuqezinjtë e filluan me një gol të shpejtë të Menez, që në minutën e katërt, por gjërat u dukën se nuk do të përfundonin mirë. Lazio ishte ajo që kontrollonte lojën gjatë gjithë kohës, ndërkohë që Milani luante në mënyrë konfuze dhe nuk krijonte asnjë rrezikshmëri në portën e Marchettit.
Gjithsesi, lacialët gjejnë golat në pjesën e dytë. Sapo ajo fillon, është Parolo i cili barazpeshon shifrat, për t’i lënë radhën Kloses pak minuta më pas, për golin e avantazhit. Në minutën e 81-të, shënon sërish Parolo, golin e tretë për Lazion dhe të dytin personal të takimit.
Në fundin e ndeshjes tensioni kaloi çdo kufi dhe Mexes, pas tentativës për të goditur Maurin, shkakton një situatë të dalë jashtë kontrollit dhe me përleshjen e disa lojtarëve, në fund të së cilës mbrojtësi i Milanit del me kartonin e kuq. Minutat në vazhdim nuk sollën asnjë ndryshim në rezultatin e takimit.
Top Channel