Ashtu siç dhe ishte parashikuar, Skënderbeu e pati shumë të lehtë të mposhtë ekipin e Elbasanit.
Korçarët e drejtuar nga Mirel Josa shkatërruan 4-1 vendasit, të cilët me shumë gjasa do të jenë 1 nga 2 skuadrat që sezonin e ardhshëm do të bie në Kategorinë e Parë.
Golat për kampionët në fuqi u shënuan nga Olinka e Vangjeli në pjesën e parë dhe Berisha e Nimaga në të dytën.
Golin e vetëm për skuadrën e Elbasanit e shënoi futbollisti i huazuar nga Skënderbeu, Agboi.
Ndërkohë paaftësia e futbollistëve të Partizanit, bëri që të kuqtë e Duros të dalin vetëm me një barazim 1-1 nga fusha e vështirë e Laçit.
I vetmi rast i kryeqytetasve që topi përfundoi në rrjetë ishte gjuajtja e Bylybashkit nga një goditje standarde. Pas këtij rezultati Partizani zbret në vendin e 4 me 37 pikë.
Top Channel