Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një aksident rrugor me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur këtë të shtunë në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.
Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe më pas ka përfunduar në humnerë. Si pasojë drejtuesi i mjetit, shtetasi Flamur Ismaili, 55 vjeç, ka humbur jetën ndërsa gruaja dhe vajza e tij 18 vjeçe janë plagosur rëndë.
Shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë.
Familja nga fshati Gorishovë po kthehej nga një drekë tek të afërmit në Fratar. Policia po heton për zbardhjen e mëtëjshme të rrethanave të aksidentit.
Top Channel