Tjetër dëmtim te Borussia Dortmund, 1 muaj pa Sebastian Kehl

20/01/2015 00:00

Borussia Dortmund humbet një tjetër lojtar për shkak dëmtimi. Mesfushori Sebastian Kehl ka dëmtuar shpatullën e majtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave gjatë 4 javëve të ardhshme.

34-vjeçari u dëmtua të shtunën pas një përplasjeje me Mats Hummels në miqësoren ndaj Steauas dhe analizat mjekësore që iu realizuan sot dhanë verdiktin: 1 muaj pushim.

Ky dëmtim është një tjetër goditje e rëndë për Dortmundin që e sheh veten ne zonën e rënies nga kategoria dhe me probleme në mesfushë pasi përveç Kehlit, trajnerit Jurgen Klopp i mungon edhe Sven Bender.

Top Channel