Seria A, Juventusi arratiset nga Roma

19/01/2015 00:00

Në ndeshjen e fundit të javës së 19 të Serisë A, Juventusi shkatërron Veronën dhe arratiset nga Roma, duke e çuar në +5 diferencën nga vendi i dytë që mbahet nga verdhekuqtë.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri dominon ndeshjen që nga fillimi duke mos e diskutuar asnjëherë fitoren.

Pogba dhe Tevez shënojnë dy golat e parë të takimit që në 7 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë bardhezinjtë shënojnë edhe dy herë të tjera me Pereyra dhe sërish Tevez.

Top Channel