Seria A, Napoli kap zonën Champions, mund në transfertë Lazion
18/01/2015 00:00
Napoli ka arritur të fitojë në Olimpico ndaj Lazios me rezultatin 1-0 dhe arrin kështu vendin e tretë në Serinë A, i cili mbahej pikërisht nga bardhekaltërit e kryeqytetit.
Skuadra e Rafa Benitezit merr tre pikë shumë të rëndësishme falë golit të Gonzalo Higuain në minutën e 18, i cili mposht me një goditje shumë të fortë portierin e përfaqësueses sonë, Etrit Berisha.
Lazio reagon, por është traversa ajo që nuk lejon Parolon të shënojë.
Në pjesën e dytë skuadra nga kryeqyteti duket e pafuqishme dhe është Higuain ai që ka mundësinë të dyfishojë, por pa sukses.
Top Channel