Intensifikohen luftimet mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve në Donetsk

18/01/2015 00:00

Përplasjet mes ushtrisë ukrainase dhe rebelëve pro-rusë janë intensifikuar me shpërthime dhe shkëmbime zjarri pikërisht pranë aeroportin e Donetsk-ut.

Autoritetet ukrainase konfirmojnë se 6 perona kanë humbur jetën gjatë luftimeve të ditës së diel. Luftimet janë intensifikuar pas përpjekjeve të forcave ukrainase për të rimarrë nën kontroll aeroportin e Donetsk-ut. Një zëdhënës i qeverisë tha se janë rimarrë shumica e zonave përreth aeroportit.

Ndërsa një zëdhënës i Kremlinit u shpreh se Rusia është tejet e shqetësuar nga intensifikimi i luftimeve.

“Beteja për Donetsk është bërë e papërballueshme”, kane pohuar forcat separatiste, duke shtuar se procesi i armëpushimit ishte thjesht një burokraci dhe se asnjë nga pikat e marrëveshjes nuk po zbatohet.

Aktualisht aeroporti i Donetsk nuk është në funksion, por ka marrë vlerë simbolike për të dyja palët.

Ditën e premte  presidenti amerikan Obama, në një komunikim me telefon me kancelaren Merkel, thuhet të kenë rakorduar një strategji të re që Perëndimi duhet të ndjekë sa i takon situatës në lindje të Ukrainës.

Ndërkohë në kryeqytetin ukrainas mijëra njerëz morën pjesë në një protestë për vrasjen e 12 civilëve në lindje të vendit, pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin u sulmua me raketë.

Top Channel