Aksidentohet për vdekje një grua në qendër të qytetit të Fierit

16/01/2015 00:00

Një aksident automobilistik me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qendër të qytetit të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” të këtij qyteti. Një mjet tip “Benz” ka përplasur një grua, e cila  ka gjetur vdekjen. Policia ka identifikuar viktimën dhe ajo është shtetasja Shpresa Mehmeti.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po pyetet nga ekspertë rrugorë në lidhje me aksidentin.

Top Channel