Rama: Krenar për operacionin e jashtëzakonshëm të policisë

15/01/2015 00:00

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar forcat e policisë për operacionin antidrogë, ku u arrit të zbulohej një laborator i përpunimit te drogës dhe u arrestuan 8 persona.

Kryeministri është shprehur se ky operacion është një tjetër fakt që policia është e ndarë nga krimi dhe është në krye të detyrës.

“Krenar për operacionin e jashtëzakonshëm që solli kapjen e një duzine trafikantësh të një rrjeti ndërkombëtar droge. Sekuestrimi i mbi 100 kilogramë kokainë është rezultati spektakolar i një policie të ndarë nga krimi, e cila është kthyer në detyrë. Policia që duam”, shkruan Kryeministri Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA