Prokuroria: Laboratori shërbente për ndarjen e kokainës së përzier

15/01/2015 00:00

Zbardhen të tjera detaje për operacionin antidrogë të policisë të koduar “Xibraku”.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se laboratori i zbuluar një ditë më parë bënte ndarjen e kokainës së përzierë dhe pasi bëhej ky proces, droga e pastër trafikohej jashtë.

Prokuroria ka kryer një muaj hetime pas kërkesës së palës gjermane për verifikime.

Laboratori ndodhej në disa magazina, dikur shtetërore, pak metra larg aksit nacional Elbasan-Librazhd. Një çift të moshuarish shprehen se e kishin dhënë këtë godinë me qira disa muaj më parë dhe nuk kishin asnjë informacion se çfarë ndodhte aty.

Në laboratorin e drogës policia gjeti mbi 100 kilogramë kokainë e perzierë, një sasi e konsiderueshme kokainë e paster, rreth 4 ton përzierës, si dhe një sërë mjetesh që shërbenin për kryerjen e këtij procesi.

Top Channel