Sherr te tregu çam në Tiranë, vdes 60-vjeçari

14/01/2015 00:00

Një person mbeti i vrarë pas një konflikti në afërsi të tregut çam. Azem
Duraku, ish-punonjes policie mbeti i vdekur ne vend, pasi ju përplas
koka në trotuar.

Autori i dyshuar i kesaj vrasjeje Florian Keta ishte nje shites ne tregun çam dhe eshte konfliktuar me Durakun per motive banale.

Sipas policise dy personat kishin edhe njohje me njeri – tjetrin dhe ishin ne shoqerine e njeri-tjetrit per me shume se 20 minuta pasi te niste konflikti. Ata kane goditur njeri tjetrin me grushta.

Duraku ka rene i pari ne toke, por koka e tij eshte perplasur duke shkaktuar vdekjen e menjehershme. Policia arrestoi Florian Keta nen akuzen e vrasjes.

Top Channel