Salianji zbret në bazë, nis takimet me strukturat në Durrës. Cilët janë drejtuesit lokalë që iu bashkuan
Një ditë pas dorëzimit të letrave kredenciale në Presidencë dhe marrjes edhe zyrtarisht të detyrës si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu takohet me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Në njoftimin e shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Tiranë thuhet se “gjatë takimit ata pohuan miqësinë e gjatë dhe historike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe mundësitë për thellimin e kësaj marrëdhënieje”.
Ambasadori përçoi vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen që Shqipëria ka dhënë si një aleate e NATO-s, kontributin e rëndësishëm në misionet në Afganistan dhe ndihmesën në luftën ndaj ISIS dhe terrorizmit.
“Ambasadori pret me interes nisjen e seancave Parlamentare për këtë vit dhe përkrah dialogun dhe bashkëpunimin midis shumicës qeverisëse dhe opozitës gjatë zbatimit të rezolutës së 24 dhjetorit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Top Channel