Mes bombardimeve, urisë dhe mungesës së ilaçeve, Melania Trump siguron armëpushim për qytetin ukrainas në prag të katastrofës “Charlie Hebdo” jeton sërish. Revista satirike franceze mbërriti nëpër stendat kryesore të shitjes së gazetave mëngjesin e së mërkurës, pikërisht 1 javë pas agresionit të terroristëve në zyrat e saj, duke lënë të vdekur 12 persona, mes të cilëve edhe karikaturistët më të shquar të saj.
Në 10 minuta e mbaruan të gjithë stokun tonë – rrëfeu për Le Figaro shitësja në një kioskë pranë stacionit Auber në kryeqytet. Njerëzit e kishin pritur daljen e të përjavshmes prej 6 orësh. 3 milionë kopje janë shpërndarë në të gjithë Francën, por edhe në shtete të tjera, plot 50-fishi i tirazhit të përjavshëm të revistës në të kaluarën, prej 60 mijë kopjesh.
“Charlie ka edhe më shumë miq tashmë”, pretendon një letër në faqen e dytë të numrit të ri. Letra falënderon “miliona” mbështetësit “të cilët janë vërtet në anën e gazetarëve, e që ndihen sinqerisht dhe thellësisht ‘Charlie’”, duke i bërë një tjetër jehonë sloganit “Unë jam Charlie”, i cili është i gjithëpranishëm në kryeqytetin francez.
Një prej karikaturave të numrit të së mërkurës është i titulluar “Ruani qetësinë dhe mbani gjallë Charlie-n”, një rimodelim i shprehjes britanike “Ruani qetësinë dhe vazhdoni në rrugën tuaj”.
Edhe disa parizienë, të cilët përbuznin në të kaluarën pozicionet sekulariste të revistës dhe ndonjëherë edhe karikaturat e turpshme, kanë thënë se do të blejnë një kopje të këtij numri, si një reagim kundër akteve terroriste të javës së kaluar.
Shifrat e shitjes nuk mund të bëhen menjëherë të ditura, por disa kioska tregtare dhe stenda të shitjes së gazetave në Paris thuajse janë boshatisur që në orët e para të mëngjesit. Madje tregtarë të ndryshëm kanë kufizuar sasinë e shitjeve në vetëm një revistë për person, kjo për shkak të radhëve të gjata.
Kopertina e revistës është një ilustrim i Profetit Muhamed të përlotur, i cili mban në duar një parrullë “Unë jam Charlie”, të shoqëruar edhe me fjalët “Gjithçka është falur tashmë”.
Karikaturistët e Muhamedit janë tepër kontroversialë në botën muslimane. Portretizimet e Profetit në numrat e kaluar të revistës kanë qenë edhe motivi i agresorëve të masakrës së javës së kaluar.
Kopertina e re është pritur me emocione të përziera: disa muslimanë janë të fokusuar te e drejta e revistës për t’u shprehur lirisht, ndërsa disa të tjerë kanë kritikuar atë si provokuese pa arsye dhe tepër ofensive.
Top Channel