Për t’u bërë i pasur duhet shumë punë, vullnet, intuitë, zgjuarsi ose vetëm fat. 1.5 miliardë ka arritur shuma e lotarisë së famshme amerikane, Powerball.
Mungesa e një fituesi prej kohësh në lotarinë më të madhe amerikane, ka bërë që të grumbullohet shuma rekord.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e amerikanëve që në ditët e fundit kanë nisur të blejnë më shumë se kurrë biletat me shpresën se do të jenë fatlumë me goglat.
Jo të gjitha paratë do t’i kalojnë fituesit. Nga 1.5 miliardë dollarë, rreth 930 milionë i kalojnë personit që zotëron biletën fituese, ndërsa pjesa tjetër janë taksa shtetërore.
Nëse do të ketë një fitues, kjo do të ishte hera e parë në të tilla shifra, por jo e parë në historinë e kësaj lotarie. Në vitin 2002, Jack Whittaker fitoi 315 milionë dollarë, megjithëse 4 vite më vonë ishte sërish trokë.
Top Channel