Peripecitë e gazetarit të BBC

13/01/2015 00:00

Një fjali e vetme në mesin e informacioneve të përcjella gjatë mbulimit
‘live’ të marshimit të unitetit në Paris, mund t`i kushtojë shumë
gazetarit të BBC-se Jim Willcox.

Edhe pse logjikisht e drejte, nderhyrja e tij ne bashkebisedimin me vajzen e nje çifti te mbijetuarisht te Holokaustit, ka shkaktuar reagime qe mberriten deri ne kerkesa per doreheqjen e reporterit. Gjate transmetimit te drejtperdrejte te tubimit gjigand nga rruget e Parisit, Willcox bisedoi me disa pjesemarres te marshimit, perfshire edhe gruan qe shprehu frike se hebrenjte po persekutohen dhe se situata eshte duke u rikthyer ne ditet e renda te viteve 1930 te europes.

Gazetari replikoi duke thene : megjithate, shume kritike te izraelit do te kujtonin se edhe palestinezet kane vuajtur nga duart e izraeliteve”. Gruaja tund koken e pergjigjet: epo, s`mund te jemi ne amalgami”, dhe ai i kthehet: e kuptoni besoj se çdo gje shihet ne kendveshtrime te ndryshme.

E intervistuara e identifikuar vetem si “Chava” kishte jetuar ne France per 20 vjet. Prinderit e saj ishin hebrenj nga Polonia , e kishin shkuar te jetonin ne Izrael pas Luftes se Dyte Boterore. Pas vales se reagimeve qe ngjallen komentet e tij, Willcox eshte detyruar te kerkoje ndjese, e ne faqen e vet ne rrjetin social Twitter shkroi: Me vjen keq nese kam ofenduar njeri, ka qene krejtesisht e paqellimshme”.

Dy dite me pare, ne nje analizim mjaft te kujdesshem e profesional te situates, nje tjeter gazetar i BBC-se, korespondenti i saj ne Paris, Hugh Schofield, tregonte se plot burra e gra franceze, ndonese nuk pajtohen me aktet e dhunes, jane ne te njejten mase te zemeruar me ato qe i shohin si standarte dyfishe, duke cituar ketu dhe faktin qe ‘Charlie Hebdo-se’ i lejohej hapur tallja me islamin ne nje kohe kur komediani francez Dieudonne M’bala M’bala eshte ndjekur penalisht per venien ne loje te hebrenjve.

Top Channel