Salianji zbret në bazë, nis takimet me strukturat në Durrës. Cilët janë drejtuesit lokalë që iu bashkuan Partia Demokratike shfaqi të martën pamje të agresionit fizik ndaj deputetit Gent Strazimiri për të akuzuar njërin nga deputetët e pandehur, Pjerin Ndreu, se po kërcënon Gjykatën e Lartë.
Sipas Partisë Demokratike, dëshmia publike e deputetit socialist para derës së Gjykatës së Lartë, se ai nuk e kishte goditur por vetëm e kishte prekur deputetin e opozitës, është një gënjeshtër publike për t’i shpëtuar drejtësisë.
“Kjo është një dhunë e pështirë, që burimin e ka tek nxitja e kryeministrit, tek urrejtja dhe frika e Edi Ramës për fjalën e lirë, për kundërshtimin dhe denoncimin e kriminalizimit të politikës dhe administratës publike”, deklaroi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Sipas tij, me sulmin ndaj opozitës, me gënjeshtrën publike, deputeti socialist kërkon t’i bëjë presion gjykatës. Partia Demokratike i kërkoi drejtësisë të çojë deri në fund çështjen dhe të mos ndikohet nga shantazhe si ato të të pandehurit Ndreu.
Top Channel