Vrasja te Rruga e Kavajes, te Krimet e Rënda, atentati ishte programuar më parë

12/01/2015 00:00

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi për hetime të
mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda ngjarjen e Rrugës së Kavajës,
ku u tentua të ekzekutohej me armë zjarri shtetasi Pajtim Serjani, si
edhe u vra një person që u përfol si vrasës me pagesë, çka do të thote
se dy të ndaluarit Aurel Hoxhallari dhe kushëriri i tij Amarildo
Hoxhallari pritën të dalin për masë sigurie tek Krimet e Rënda.

Moskompetenca u konsiderua e tillë sipas një burimi jozyrtar, jo vetem për shkak të mekanizmit si ndodhi ngjarja, por edhe sepse ky atentat i mbetur ne tentative, ka dyshime se eshte kryer ne kuader te grupit te strukturuar kriminal që nis me veprime që nga planifikimi i një krimi deri tek ndarja e roleve për ekzekutimin e tij.

Duke qene se grupi i hetimit pretendon se dy kushërinjtë kanë pozitën e porositësve për vrasjen e Serjanit, ndërkohë që e gjithë skema është e planifikuar, atëherë për hetuesit veprimet kriminale të dy të dyshuarve jane te sofistikuara dhe nuk kane aspak lidhje me nje ngjarje te rastit apo banale.

Per shkak se ka persona te tjere nen hetim nuk jepet motivi se përse i dyshuari kryesor Aurel Hoxhallari ka mundesi te kete porositur  vrasjen e Pajtim Serjanit, vrasje te cilen do duhej ta kryente Arjanit Stereo, i cili mbeti i vrare nga shkembimi i zjarrit me efektivin e Policise qe ndodhej rastesisht aty, shtetasin Roland Meta. Por nderkohe qe Roland Meta e ka marre masen e sigurise per vrasje me dashje ne Gjykaten e Tiranes, pritet qe dosja ndaj tij te veçohet,- thane burimet, – megjithese per kete veprim procedurial hetuesit shohin te domosdoshme edhe nje vleresim tjeter te provave. Mes tyre edhe analizmi i provave, qe tregojne se Arjanit Stereo u vra ne ndjekje e siper nga polici Meta, ndersa nuk eshte saktesuar ende se ne cilin moment te shkembimit te zjarrit polici i repartit GOS mori plumbat ne stomak.

I dyshuari kryesor i kesaj ngjarjeje Aurel Hoxhallari rezulton se eshte kthyer ne Shqiperi me 28 dhjetor,2014, pas një qëndrimi 8-ditor jashtë vendit.

Top Channel