Momentet e tmerrit të pengjeve të fshehur në dhomën frigoriferike

12/01/2015 00:00

Të mbështjellë deri në grykë për t’i mbijetuar temperaturës nën zero dhe
të mbledhur pranë njëri-tjetrit, pengjet e supermarketit Kasher në
Paris, shihen teksa qëndrojnë me frikën në sy në dhomën frigoriferike të
dyqanit, në përpjekje për t’i shpëtuar çmendurisë së pengmarrësit Amedy
Coulibaly.

Në një foto shihet një grua me një fëmijë të vogël të cilën përpiqet ta mbajë ngrohtë dhe ta qetësojë, me shpresën se tmerri do të marrë fund, ndërsa në një tjetër shihet një grua që komunikon me mesazhe me të dashurit e saj, ndoshta e bindur se nuk do të arrijë t’i shohë më kurrë.

Amedy Coulibaly mori peng 19 persona në supermarketin Kasher në Paris, më 9 janar, duke vrarë 4 prej tyre përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.

Top Channel