Shkodër, shkrumbohet nga flakët një banesë 3-katëshe

11/01/2015 00:00

Një banesë 3-katëshe është shkrumbuar nga flakët në orët e darkës së të dielës në lagjen “Parrucë” të qytetit të Shkodrës. Banesa në fjalë është pronë e shtetasit Berhan Leva.

Dyshohet se flakët e zjarrit janë provokuar  nga një kolpo tencioni. Zjarri është përhapur me shpejtësi në gjithë banesën. Një nga  familjarët, Abdyl Leva në përpjekje për të shuar flakët  ka marrë disa lëndime të lehta dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur izolimin e flakëve që rrezikonin banesat aty pranë. Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë i konsiderueshëm.

Top Channel