Berisha tregon bisedën me Donald Lu për konferencën e policisë për luftën kundër drogës: Më tha ‘ne merremi me droga të forta’
Pas deklaratës së ministrit Tahiri, ka reaguar Partia Demokratike me anë të një njoftimi për shtyp.
PD shprehet se “rrezik për rendin është ortaku, shoqëruesi, drekuesi e darkuesi, madje shpesh edhe shoferi i Emiliano Shullazit, Saimir Tahiri. Rrezik për rendin është kur oficeri i forcave speciale bëhet pjesë e bandës dhe përplasjes së përgjakshme në mes të Tiranës. Emërimi ne krye të SHKB të diplomatit të larguari nga Italia për trafik droge, është rrezik për rendin. Hapja e dyerve të parlamentit për deputetë të lidhur me krimin e trafiqet, është rrezik për rendin”, thuhet në reagimin e PD-së.
Në fund të njoftimit Partia Demokratike shprehet se dështimi monumental i qeverisë me rendin dhe sigurinë publike, shfrytëzimi i Policisë për urdhra politike e propagandë, është rrezik për rendin.
“Por kanosja me e madhe që i behet rendit është Edi Rama dhe rruga që i ka hapur ai krimit, e bashkëqeverisja me të. Ai është rreziku më i madh, që qytetarët duhet të denoncojnë”, mbyllet reagimi i PD.
Top Channel