Merr flakë automjeti, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

11/01/2015 00:00

Një automjet i djegur në autostradën Tiranë-Durrës ka ndaluar qarkullimin në këtë segment rrugor për të paktën 30 minuta.

Një kah i autostradës u bllokua pasi një mjet u përfshi nga flakët rreth orës 12 e 30 minuta të së dielës.

Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes duke marrë situatën në kontroll dhe duke çliruar sërish qarkullimin në këtë rrugë.

Pas hetimit paraprak, rezultoi se automjeti mori flakë si pasojë e një shkarkese elektrike në baterinë e makinës.

Top Channel