Tragjike në Lindjen e Mesme/ Masakër gjatë një ceremonie mortore, 10 persona vriten pas një sulmi me armë zjarri në një kishë në Jordani
“Je ne suis pa Charlie”. Me këto fjalë (unë nuk jam Charlie) Jean Marie Le Pen është distancuar nga solidariteti kombëtar mbi ngjarjen në redaksinë e periodikes satirike.
Edhe pse ka dënuar vdekjen e 12 bashkëkombasve, themeluesi dhe kryetari i nderit i Frontit Nacional ka denoncuar marshimin e planifikuar të së dielës si “të orkestruar nga mediat”, edhe për faktin se partia e tij nuk është e ftuar.
“Sot thuhet ‘jemi të gjithë Charlie’ apo ‘unë jam Charlie’. Epo, më vjen keq por unë nuk jam Charlie. Dhe kjo, pavarësisht se jam i shokuar për vdekjen e 12 shtetasve francezë, identitetin politik të të cilëve as që dua ta di, edhe pse mesa di është ajo e armiqve të Frontit Nacional, që kërkoni shkrirjen e saj përmes një peticioni jo shumë kohë më parë”, ka shkruar Le Pen në blogun e tij.
I ngjashëm ishte edhe reagimi i vajzës së tij Marine Le Pen ditën e masakrës së 12 anëtarëve të redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”.
“Duhet t’i themi mjaft hipokrizisë dhe t’u vëmë gjërave emrin që kanë: kjo është një masakër e përgatitur nga integralizmi islamik”, deklaroi liderja aktuale e Frontit Nacional.
Top Channel