Ish-nëndrejtori i policisë: Shullazin e kam arrestuar disa herë

10/01/2015 00:00

Reagimeve lidhur me rastin e Emiliano Shullazit i është bashkuar edhe ish-oficeri i policisë, Erzen Breçani, i cili përmes një postimi në Facebook thotë se Shullazin e arrestoi tre herë gjatë kohës që drejtonte komisariatin numër 2 në Tiranë.

“Herën e parë kur pengoi dhe shkatërroi zyrën elektorale të Partisë Socialiste dhe në dy raste të tjera për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi”, thotë Breçani.

Ai shkruan se i kujton kryeministrit bisedën që ka bërë bashkë me të në atë periudhë dhe shton se këto janë të provuara, siç janë të provuara faktet kur qëndronte në makinën e kandidatit për deputet Saimir Tahiri gjatë fushatës së fundit elektorale.

Top Channel